Tr*nditët e Diela! Gjendet p* shenja jete një grua në vend, ja cfarë dyshohet
Një 85-vjeçare është gjetur pa shenja jete në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç.
E moshuara ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm, ndërsa dyshohet se është mbytur në lumë.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Devoll/Informacion paraprak
Rreth orës 14:00, në lumin Devoll, pranë fshatit Kuç, është gjetur pa shenja jete shtetasja F. M., rreth 85 vjeçe, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se është mbytur në lumë.
85-vjeçarja ishte larguar nga banesa mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit./Top Channel
